Lajme

Messi ‘goditi’ tifozët e PSG-së pasi fitoi Topin e Artë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 31 October 2023

Lionel Messi nuk është i interesuar ta prezantoj trofeun e Topit të Artë në stadiumin e Paris Saint-Germain, Parc des Princes, pasi raportet dhe ndarja me klubin dhe tifozët nuk ishte më e mira.

Ylli argjentinas fitoi çmimin e Topit të Artë për herë të tretë në karrierë gjatë ceremonisë së organizuar të hënën mbrëma nga France Football në Paris.

Meqenëse gjendet në Paris, gazetarët e pyeten Messin nëse do donte ta prezantonte trofeun para tifozëve të PSG-së, ku luajti në dy sezonet e fundit. Megjithatë, sulmuesi argjentinasi  ka mohuar diçka të tillë.

-Advertisement-

“Nuk jam i sigurt se parisianët duan që unë të prezantoj Topin e Artë në Parc des Princes”, ka thënë Messi pasi fitoi çmimin e tij të tetë.

Mjaft e drejtë. Nuk ka kuptim që argjentinasi të qëndrojë në Paris për më gjatë – tifozët e PSG-së kurrë nuk i ishin vërtet mirënjohës atij.

Messi as që i përmendi parisienët si ish-klubin e tij gjatë fjalimit të tij. Argjentinasi thjesht shijon jetën me Inter Miamin dhe Argjentinën.

36-vjeçari shënoi 32 gola dhe dha 35 asistime në dy sezone me Paris Saint-Germain.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera