Sport

Messi e fiton Këpucën e Artë, e kalon Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 18 December 2018

Lionel Messi e ka fituar për të pestën herë Këpucën e Artë në Evropës.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm.

Kapiteni i Kombëtares së Argjentinës, e ka fituar për të pestën herë Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë i të gjitha ligave evropiane në sezonin e kaluar.

-Advertisement-

Superylli argjentinas tani e kalon Cristiano Ronaldon, që i ka katër, në listën e futbollistëve me më së shumti çmime të “Këpucës së Artë”.

Messi sezonin e kaluar ka shënuar 34 gola në La Liga, duke lënë pas Mohamed Salah e Liverpoolit, që në Premierligë shënoi 32 gola.

31 vjeçari këtë trofe e ka fituar edhe në 2009-10 (34 gola), 2011-12 (50 gola), 2012-13 (46 gola), 2016-17 (37) dhe tani 2017-18 (34 gola).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera