Sport

Messi dhe Suarez kanë shënuar më shumë gola se 74 ekipe evropiane

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 28 February 2018

Me kalimin e Neymar në Paris Saint-Germain, verën e kaluar Barcelona humbi një futbollistë të rëndësishëm por edhe përkundër kësaj Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë qenë shumë më shumë efikas, shkruan infokusi.

Në fakt ata kanë qenë edhe më efikas pasi të dy së bashku kanë shënuar 42 gola në ligën spanjolle në sezonin 2017/18, që është më shumë se 74 klube në pesë ligat më të mëdha evropiane.

Të përfshira në këtë numër janë edhe skuadrat e mëdha si  Atletico Madrid, e cila radhitet e dyta pas Barcelonës në LaLiga, por që ka shënuar vetëm 41 herë.

-Advertisement-

Skuadrat e vetme që kanë shënuar më shumë gola se Leo dhe Suarez janë Real Madrid, Valencia, Real Betis, Celta Vigo dhe Real Sociedad.

Ndërsa sa i pëket  ekipeve angleze, vetëm Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal kanë shënuar më shumë se dy sulmuesit e Barcelonës. .INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera