Messi dhe ish-trajneri i katalanasve bashkohen për herë të tretë në Amerikë
Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 20 June 2023
Lionel Messi surprizoi me lëvizjen e tij të fundit teksa la futbollin europian duke u larguar nga Paris Saint-Germain për të firmosur në Amerikë, aty ku do të aktivizohet me Inter Miamin. Pritet që argjentinasi të përfitojë 50 deri në 60 milionë dollarë në vit, kjo jo vetëm prej kontratës me Inter Miamin, por edhe prej sponsorave të ndryshëm duke u bërë sigurisht sportisti më i paguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, klubi i Inter Miami synon që nga sezoni i ardhshëm falë edhe Messit të rikthehet në majat e futbollit amerikan ndërsa ndryshuan edhe trajner duke larguar nga posti Phil Neville. Shumë shpejt pritet të emërohet trajneri i ri teksa klubi që drjtohet nga David Beckham duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me ish-trajnerin e Meksikës, Gerardo Martinon, i njohur ndryshe edhe si “Tata”.
Argjentinasi është përzgjedhur mes disa kandidatëve, kjo për shkak të eksperiencës së tij të mëparshme në MLS me Atlanta United, por edhe prej njohjes së tij të vjetër me Messin që gjithashtu mund ta ketë favorizuar. “Pleshti” ka luajtur në urdhrat e Martinos tek Barcelona gjatë sezonin 2013-2014 dhe më pas te Argjentina në vitet 2014-2016.
Në fakt, duhet theksuar se eksperienca e Messit me “Tatan” është e “hidhur” pasi sulmuesi nuk ka shkëlqyer si zakonisht kur është drejtuar nga Martino. Në sezonin me Barcelonën, Messi iu gëzua vetëm SuperKupës së Spanjës ndërsa me kombëtaren humbi dy finale të Kupës së Amerikës ndaj Kili, madje duke u tërhequr përkohësisht edhe “Albicelestet”.
Vetë Martino është shprehur se nuk ka arritur të kontribuojë sa duhet në karrierën e Messit ndërsa në të kaluarën ka theksuar se Barcelona ishte thjesht një “flluskë sapuni” në karrierën e tij. Gjithsesi, një shprehje thotë; e treta e vërteta dhe ndoshta mund të rezultojë kështu për dyshen Martino-Messi që këtë herë do të provojnë së bashku një aventurë në Amerikë tek Inter Miami.



T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































