Sport

Messi: Çmenduri nëse nuk kualifikohemi, e patë Brazilin?

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 20 June 2019

Lionel Messi vuan shumë me Argjentinën dhe kombëtarja është faqja e errët e karrierës së tij. “Pleshti magjik” ka folur pas barazimit 1-1 me Paraguain dhe ka shkundur ekipin në lidhje me situatën që po kalon. Ai ka theksuar se nuk fitohet vetëm me fanellë, por duhet të japësh maksimumin në çdo ndeshje.

“Jemi në një situatë të komplikuar. Ka shumë të rinj që kurrë nuk e kanë kaluar një situatë të tillë. Duhet të ngremë kokën dhe të mendojmë vetëm për fitore ndaj Katarit dhe të arrijmë kualifikimin. Duhet të përmirësohemi, pasi nuk ka kohë.

“Besoj se e nisëm mirë ndeshjen dhe i kishim idetë e qarta, pasi po luanim mirë. Goli i tyre na vuri shumë në presion dhe u bëmë nervoz. E patë edhe Brazilin ndaj Venezuelës. Sot nuk vlen më fanella, duhet të luash dhe t’i bësh gjërat mirë për të mira. Do të ishte çmenduri nëse nuk kalojmë.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera