Sport

Messi braktis për herë të parë detin, pushime në dëborë me bashkëshorten Antonela dhe fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 26 January 2023

Ditë relaksi për kampionin e botës dhe familjen e tij në Alpet zvicerane. Me kampionin argjentinas të Paris Saint-Germain dhe gjysmën e tij më të mirë, Antonela, është edhe Daniella Semaan, gruaja e Fabregas dhe shoqja më e mirë e zonjës Messi.

Familja e plotë e Messit ndodhet në Crans-Montana, në Alpet e Kantonit të Valais. Leo, gruaja e tij Antonela dhe fëmijët e tyre Mateo, Thiago dhe Ciro, fluturuan nga Parisi drejt Zvicrës për një javë ‘mini’ skish.

Një qasje pushimesh krejt e pazakontë për kapitenin e Albiceleste, i cili e do më shumë detin se malet, por po ndihet mjaft i qetë me ngjyrat e qiellit dhe borës.

-Advertisement-

“Ditë familjare”, ka shkruar ‘30’ e PSG-së në postimin e fotografive të shpërndara në llogarinë e tij në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera