Lajme

Mësoni emrat e drejtorëve në krye me Përparim Ramën në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 08 December 2021

Në krye të Prishtinës do të jetë për 4 vjet, që nga e marta e 7 dhjetorit.

Përparim Rama i cili fitoi kundër Arben Vitisë, duket se ka përgatitur terrenin se me kë do të punoj, me të marrë këtë detyrë.

Planin e ka tashmë gati.

-Advertisement-

Ai, siç merr vesh Front Online, ka zgjedhur njerëzit të cilët do të mbajnë pozita kyçe në krye me arkitektin në Prishtinë.

Alban Zogajn, që e kishe afër gjatë gjithë fushatës elektorale, si shef i shtabit zgjedhor të LDK-së për Prishtinë, ai do ta marr afër vetës, si nënkryetar të kryeqytetit.

Pozita të rëndësishme pritet të marrin edhe bashkëpartiakët, Dorontina Maloku si Drejtoreshë për Tatim në Pronë, Florian Dushi në krye të Drejtorisë së Inspekcionit e Izet Sadiku si Drejtor i Shëndetësisë.

Krenar Xhaferit, i është besuar Drejtoria e Infrastrukturës derisa siç merr vesh Front Online, Drejtorinë për Arsim pritet ta udhëheq Jehona Lushakut.

Front Online ka kontaktuar edhe me personat që pritet të udhëheqin me këto drejtori.

Jehona Lushaku e ka pranuar se ka pasur ofertë joformale, por se nuk ka diçka konkrete dhe të propozuar zyrtarisht.

Pozitën që i është ofruar thotë se nuk e ka në konsideratë, anipse thotë se iu ofrua jo formalisht.

“Jo nuk kam vendim edhe nuk jam e vendosur për atë gjë. Absolutisht kanë bë propozime joformale por jo diçka formale, kështu që unë nuk jam duke e konsideruar. Nuk jam as duke e shqyrtuar kështu që nuk është në listën time të konsideratës”, ka thënë ajo për Front Online.

Se do të jetë në krye të Shëndetësisë, nuk e ka mohuar e as pohuar infektologu Izet Sadiku.

Ai që për një kohë, udhëhoqi me Klinikën Infektive, thotë se nuk është diskutuar posti i ri që do ta marr.

“Jo atë nuk e di unë, pyete kryetarin. Nuk është diskutuar. Kjo është çështje tjetër pastaj. Janë disa gjëra që duhet me bisedu edhe shohim pastaj”, ka thënë Izet Sadiku për Front Online.

E, Florian Dushi e ka mohuar kategorikisht mundësinë për të qenë në krye të Drejtorisë së Inspekcionit.

I kontaktuar nga Front Online, Dushi tha se puna e tij mbetet në KQZ.

“Unë s’kam biseduar me askënd, këto janë spekulime, nuk po e di kush po merret me këto. Unë jam në KQZ”, ka thënë Dushi për Front Online.

Front Online ka kontaktuar edhe me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, por ai nuk i është përgjigjur interesimit të portalit deri në momentin e publikimit të lajmit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prishtinë ende nuk ka bërë zyrtarisht koalcion me ndonjë parti politike, në mënyrë që ta ketë shumicën në Kuvend Komunal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera