Sport

Mësohet formacioni i Kosovës kundër Kroacisë, shumë befasi

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 02 September 2017

Kosova sot do të luajë ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kroacisë në kualifikimet për Kupën e Botës

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki pritet të bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë në Maksimir.

Gazeta Express merr vesh se Bunjaki do të vazhdojë të luajë me formacionin e tij të preferuar 4-2-3-1, por do të bëjë ndryshime në formacion.

Për dallim nga ndeshja e fundit ndaj Turqisë, Kosova sonte nga ora 20:45 pritet të luajë me katër ndryshime, pasi në vend të Pnishit, Alitit, Avdijajt dhe Nuhiut do të luajnë Jashanica, Kololli, Rashica dhe Muriqi.

-Advertisement-

Formacioni i Kosovës ndaj Kroacisë: Samir Ujkani, Benjamin Kololli, Bajram Jashanica, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Hekuran Kryeziu, Enis Alushi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli dhe Vedat Muriqi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera