Sport

Mësohet dita se kur Laporta do të bëhet zyrtarisht presidenti i klubit të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 16 March 2021

Joan Laporta tashmë është presidenti i ri i Barcelonës, shkruan Gazeta inFokus.

Laporta arriti të fitonte zgjedhjet që u mbajtën me datë 7 mars, si pasues i ish-presidentit, Joseph Maria Bartomeut, i cili dha dorëheqje nga posti i tij.

58 vjeçari pritet që nga nesër (e mërkurë) të marrë detyrën e tij të re.

-Advertisement-

Sipas mediumit ‘Sport’, spanjolli tashmë ka marrë të gjitha garancitë bankare dhe e mërkura pritet të jetë dita kur ai do të nisë punën.

Laporta ka premtuar se me ardhjen e tij si president, argjentinasi, Lionel Messi, nuk do të largohet nga klubi.

Kontrata e Messit me ‘blaugranët’ skadon në fund të këtij sezoni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera