Sport

Mësohen fjalët që Mayweather ia kishte thënë McGregorit ndërmjet raundeve

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 30 August 2017

Legjenda e boksit, Floyd Mayweather, ka treguar se çfarë i tha saktësisht kundërshtarit të tij, Conor McGregor, ndërmjet raundeve.

Gjatë një periudhe kur 40-vjeçari e goditi disa herë rivalin e tij nga UFC, është xhiruar duke i thënë disa fjalë në vesh.

Tash, ai ka treguar se çfarë i kishte thënë irlandezit gjatë duelit të tyre, të cilin amerikani e fitoi në raundin e 10-të me nokaut teknik.

-Advertisement-

Mayweather e fitoi meçin e parave (Daily Star)

“Akoma nuk më ke nokautuar?”, citon Daily Mirror fjalët e Mayweather që ia kishte McGregorit.

“Vetëm kaq ke të tregosh? Ke thënë se nuk do të duroja më shumë se raundin e katërt – kur do ta shfrytëzosh fuqinë tënde?”.

“Kjo është krejt çfarë ke?”, i ka thënë sërish Floyd kundërshtarit të tij.

McGregor e befasoi botën e boksit duke qenë më i mirë se Mayweather në dy raundet e para në T-Mobile Arena më Las Vegas.

McGregor nuk mundi të mbahej deri në fund (Daily Star)

Mirëpo, me kalimin e raundeve irlandezi filloi të lodhej dhe në raundin e 10, gjyqtari e ndaloi meçin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera