Lajme

Mësohen detajet e arrestimit të analistit Henri Çili

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 28 February 2020

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Policia e Tiranës ka arrestuar analistin dhe njëkohësisht administratorin e një universiteti privat, Henri Çili.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila prej muajsh hetonte Çilin dhe 11 persona të tjerë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek gjyqtarët.

Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës kanë pohuar se Çili ka rezultuar i implikuar në përgjime duke ndikuar tek një gjyqtar me qëllim lirimin e dy vëllezërve Aliko nga Lazarati, të dënuar për vrasjen e ish-efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

-Advertisement-

Përveç Çilit është arrestuar edhe juristi i universitetit privat Ilir Korabi. Mësohet se Çili është transferuar në Gjirokastër ku pritet t’i nënshtrohet marrjes në pyetje.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera