Fun & Video

Mësimet jetësore të cilat çdo njeri duhet t’i mësojë në rini

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 27 September 2017

Nuk ka ndonjë ‘hartë’ drejt suksesit në vitet tuaja të 20’ta, megjithatë copat e mëposhtme të mençurisë do t’ju ndihmojnë ta arrini suksesin.

Komunikimi është çdo gjë: Nëse mësoni se si në mënyrë efektive ta komandoni një dhomë, ta artikuloni veten jashtëzakonisht mirë dhe t’i prezantoni idetë në mënyrë që tjerët të binden, të të kuptojnë dhe të inspirohen nga ju, atëherë pa dyshim se ju do të mbaheni mend, transmeton Telegrafi.

Mendoni para se të flisni: Është në qenien tonë të flasim sa më shpejt që mundemi. Sidoqoftë, është një aftësi tejet e vlefshme dhe e nevojshme nëse e zhvilloni aftësinë e dëgjimit aktiv. Le të jetë qëllimi juaj dëgjimi aktiv, konsideroni mirë informatat para se të përgjigjeni.

-Advertisement-

Suksesi varet krejtësisht nga ju: Në vite tuaja të 20’ta, shumë shpejt do të mësoni se askush nuk ju ka borxh asgjë. Familja, miqtë dhe kolegët do të të mbështesin, por rruga drejt suksesit varet krejtësisht nga ju.

Rruga drejt suksesit nuk është e shkurtë: Mos mendoni se rruga drejt karrierës do të përfundojë brenda një nate. Kur është fjala për sukses, qoftë suksesi profesional apo personal, ju do të pësoni shumë dështime para se të keni sukses. Kësisoj, keni parasysh se suksesi është maratonë, jo garë sprinti!

Zemërgjerësia ka rëndësi: Pavarësisht çfarë ndodh, mbani mend që gjithmonë të silleni mirë. Shikojeni veten mos po silleni ashpër dhe kërkoni falje në momente të tilla. Kur e keni mundësinë ta përmirësoni ditën e një personi, qoftë edhe në mënyrën më të vogël, mos hezitoni ta bëni at.

Ndaloni së thëni “më vonë”: Shtyrja e gjërave për më vonë është një vrasës i heshtur. A vërtetë dëshironi ta filloni çdo ditë kur në kokë i keni detyrat e ditës së kaluar? Nëse jo, atëherë veproni ndryshe.

Shëndeti le të jetë prioriteti juaj: Kujdesuni për vetveten, trupin dhe shpirtin!

Udhëtoni kur keni mundësi: Udhëtojmë sepse kemi nevojë, sepse distanca dhe ndryshimet janë esenciale për kreativitetin tonë. Kur kthehemi në shtëpi, ajo është e njëjtë, por diçka në mendjet tona ka ndryshuar dhe ai ndryshim ndryshon gjithçka!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera