Mësimdhënësit e gjimnazit në Ferizaj ndjehen të kërcënuar nga ish – drejtori, thonë që po i sulmon fizikisht
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 20 October 2019
Mësimdhënësit e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj po ndjehen të kërcënuar nga ish-drejtori i këtij institucioni, Enver Azemi.
Ani pse Azemi nuk është më drejtor, për Indeksonline mësimdhënësit kanë treguar se DKA e kanë zgjedhur atë si zëvendës – drejtor në një shkollë tjetër, por që i njëjti ka krijuar një zyre në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”.
Sipas një mësimdhënësi i cili i ka shkruar Indeksonline, ka thënë se Azemi vazhdimisht po sulmon ata, madje edhe fizikisht, e këtë po e bën për hakmarrje. E për këtë rast mësimdhënësi thotë se janë në dijeni edhe Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt.
“Tani, ai ka 6-7 raste tё lajmёruar nё polici por edhe ne DKA. Bile kёta tё fundit (DKA) e kanё shpёrblyer Enver Azemin. Enver Azemi pёrshkak tё dy aktakuzave pёr korrupsion qё po hetohet nga prokuroria e Ferizajt, ka pas dhёnё dorёheqje nga pozita e drejtorit nё kёtё gjimnaz, po DKA, e ka shpёrmlyer prapë, duke e zgjedhur si zёvendёs-drejtor nё njё shkollё tjetёr por i ka krijuar njё zyre nё gjimnazin tonё, dmth zyre paralele me zv.drejtorin e shkollёs, sepse tani shkolla jonё ka dy zv.drejtora, njёri taman i pranuar me konkurs kurse tjetri (Enver Azemi) i shpёrblyer nga DKA-ja mё njё zyre nё shkollёn tonё”.
Mësimdhënësi tutje ka shtuar se përveç që ndjehen të rrezikuar e të kërcënuar, ata nuk e din më rolin e Azemit.
“Enver Azemi, tani nё shkollёn tonё po i sulmon mёsimdhёnёsit, sepse DKA-ja e ka shpёrblyer dhe ia ka mundёsuar, duke e zgjdhur zv.drejtor nё njё shkollё tjerё, ndёrsa e ka sistemuar ilegalisht nё shkollёn tonё. Pra, tani ne si mёsimdhёnёs jemi nё hallё tё madh, sepse nuk po dihet kush ёshtё zv.drejtor nё shkollёn tonё, Dardane Beqiraj apo Enver Azemi?. Enver Azemi, po i sulmon disa mёsimdhёnёs, sepse mendon qё kёta mёsimdhёnёs ia ka dёrguar nё prokurori disa raste tё keqpёrdorimit tё detyrёs zyrtare, pёr tё cilat tani ai po hetohet”.
Kujtojmë që në shtator të vitit 2017, Enver Azemi pati vendosur që disa mësimdhënësve në kohën kur ishte drejtor t’ua heq nga paga 20 euro pa iu dhënë ndonjë sqarim. Azemi nuk ishte mjaftuar me kaq, ai kishte vendosur që një mësimdhënësi t’i paguhen orët edhe pse nuk ka marrë pjesë në procesin mësimor për afro tre muaj.
Ndërsa, në vitin 2018, saktësisht më 25 nëntor, Indeksonline pati raportuar për një skandal tjetër në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, pikërisht në kohën kur Azemi ende ishte drejtor në këtë institucion.
Bëhet fjalë për hapjen e një dyqani të gjërave ushqimore brenda gjimnazit, e që punonte ilegalisht, ndërsa pronar i këtij dyqani ishte një punëtor i stafit teknik të shkollës, i cili është i punësuar si korrier. Sipas këtyre informacioneve, faturat e rrymës, ujësjellësit dhe higjienës të këtij dyqani paguhen me buxhetin e shkollës.
Madje, Indeksonline kishte mësuar, se të njëjtit person nga drejtori i shkollës, Enver Azemi i ishte hapur një zyrë e improvizuar paralel me zyrën e sekretarit të shkollës brenda se cilës zyrë imponohen shumë punë dhe aktivitete shkollore të cilët nuk janë në kompetencë të një korrieri.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...