Uncategorized

Mesila Doda jashtë Parlamentit, ja çfarë bën komuniteti LGBTI!

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 26 June 2017

Nga rezultatet e deritanishme në Tiranë, PDIU ka arritur të marrë vetëm 1 deputet, Shpëtim Idrizin, ndërsa e dyta në listë, Mesila Doda, deri tani mbetet jashtë parlamentit.

Këtë rezultat e kanë festuar anëtarët e komunitetit LGBTI, duket se po e shijojnë mbetjen jashtë Parlamentit të Mesila Dodës.

Nga numërimi i deritanishëm i votave, Doda nuk arrin të hyjë në radhët e deputetëve.

-Advertisement-

 “Bye bye Mesila ;) A të patëm thënë që je aksident në politikë ? Të fala Kelit”.

Kështu shkruan në Facebook, Kristi Pinderi, një nga eksponentët kryesorë të LGBTI.

Shpesh ka pasur përplasje mes Dodës dhe LGBTI, mbi konceptin që Doda dhe këta të fundit kanë për familjen.

Gjatë fushatës elektorale, LGBTI ka bëri një “antifushatë” për Mesila Dodën, duke u bërë thirrje shqiptarëve dhe në veçanti komunitetit LGBTI, të mos e votojnë si deputete të Parlamentit Shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera