Lifestyle

Meshkuj, ky është gabimi më i madh në shtrat që bëni

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 03 July 2020

Përqafimi pas seksit mund të jetë ndër mënyrat më të lehta për ta bërë atë të kërkojë më shumë, tregon një anketim i fundit nga Sex Information and Education Council të Kanadasë në bashkëpunim me kompaninë e prezervativëve Trojan

Për këtë anketim, i cili është gati të publikohet në revistat shkencore, hulumtuesit kanë pyetur 2,400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks.

Nga gratë të cilat ishin përqafuar për 6 deri në 10 minuta pas seksi, 71 për qind prej tyre e kishin vlerësuar përvojën e përgjithshme si “shumë të kënaqshme”, krahas 41 për qind të grave që ishin përqafuar më pak minuta.

-Advertisement-

Në fakt, intimiteti pas seksit është i rëndësishëm për kënaqësinë e grave po aq shumë sa paraloja, thotë autorja e këtij studimi Robin Milhausen, profesoreshë e seksualitetit njerëzor në Universitetin Guelph.

Kjo mund të jetë për shkak se trupat e grave dhe të meshkujve janë të zhytur me oksitoksinë pas seksit, duke i bërë ata të kërkojnë më shumë prekje apo dashuri.

Plus, gratë shpeshherë ndjehen të gatshme edhe pas seksit, thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera