Rozë

Mesazhi nga Roberti, Nora Istrefi flet për herë të parë për ndarjen dhe “Annën” që hyri mes tyre (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 30 January 2020

Këngëtarja e dashur për publikun, Nora Istrefi, do të jetë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” promon e puntatës së radhës.

Në video shfaqet Nora, e cila në një moment flet për këngën e saj më të re që mban titullin, “Anna”. Aty dëgjohet të thotë se nuk ka pasur një vajzë me këtë emër që ka ndërhyrë direkt në jetën e saj.

Madje Istrefi ka marrë edhe një mesazh nga ish-bashkëshorti i saj, Robert Berisha. “Ky mesazh shkon special për Norën”, shprehet ai, teksa duhet të presim ditën e shtunë që të shohim të plotë se çfarë është thënë në studion e “Dua të të bëj të lumtur”.

-Advertisement-

GAZETA INFOKUSI

Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera