Sport

Mesazhi i dyshimtë në telefonin e Vilës, reagon Gjici/Foto

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 15 May 2017

Historia e videos ku shfaqet Emiljano Vila duke folur me Drini Çaushin, menaxher që ka bashkëpunuar me Kukësin, duket se nuk ka fund, teksa ditën e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv” doli një tjetër mesazh.

“Safet, të lutem mo më vër në siklet”, ky është mesazhi në telefonin e Vilës, ndërkohë që aty shihet numri i Trashit.

Një histori e çuditshme, të cilës vetëm Prokuroria mund t’i japë zgjidhje, ndërkohë ka reaguar edhe vetë presidenti Gjici:

-Advertisement-

“Unë nuk kam kontakte me lojtarët e Partizanit, madje nuk i njoh fare personalisht. Nuk kam kontakte as me Vilën dhe me asnjë tjetër. Këto janë sajesa dhe nuk i kuptoj kush i bën, Tani çështja ka shkuar në Prokurori dhe duhet të presim fjalën e tyre.

Unë as kam folur, as kam lidhje fare me këtë punë. Ai që ka folur në emrin tim do të mbajë përgjegjësi, Drini, se e ka emrin ai… Unë s’mund të them asgjë më tepër, sepse çështja po hetohet. Le t’i nxjerrin ata përfundimet”, u shpreh ai për Panorama Sport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera