Fun & Video

“Mesazhet e alienëve do të mund shkatërronin Tokën”

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 16 February 2018

Mesazhet që do të mund t’i dërgonin jashtëtokësorët do të mund të shkatërronin jetën në Tokë nëse nuk do të ishim të kujdesshëm sa duhet kur t’i lexonim e t’i kuptonim, tërheqin vërejtjen shkencëtarët, transmeton Koha.net shqetësimin e tyre.

Në tekstin që merrej me studimin se si do të duhej të interpretonim mesazhet që arrijnë nga gjithësia thuhet se është e pamundur të dihet nëse mesazhi është i rrezikshëm para se ta hapnim.

Në fakt, mesazhet janë aq të rrezikshme sa që më e sigurta do të ishte të hidheshin para se t’i lexonim, theksojnë shkencëtarët, theksojnë shkencëtarët.

-Advertisement-

Është pak e besueshme se takimi me çfarëdo civilizimi jashtëtokësor me të cilin do të realizonim kontakt do të ishte i dëmshëm për ne, theksojnë hulumtuesit Michael Hipkin dhe John Lernd. Por, meqë është e pamundur të dimë se çfarë përmban mesazhi para se ta lexojmë, skenari më i sigurt do të ishte të shmanget plotësisht, transmeton Koha.net këshillën e tyre.

Ka gjasë që mesazhi nga gjithësia mund të rrezikojë botën tonë. Siç theksohet në tekst, jashtëtokësorët do të mund të shkatërronin Diellin tonë dhe të shkaktojnë kaos madje edhe nëse mesazhi është i pasaktë.
Teknologjitë e tjera ofrojnë mënyrat e tyre për shkatërrimin e botës.
“Do të mund të vinte në formë të virusit kompjuterik që do të përfshin rrjetet në gjithë botën me rastin deshifrimit të mesazhit, ose në formë të inteligjencës artificiale që do të mund të pushtonte sistemet tona kompjuterike”, shkruan Indipendnet, transmeton Koha.net.

theksojnë se do të duhej të ndërtohej “burgu” që do ta kontrollonte pa lejuar përhapjen e tij të mëtejshme. Por, nëse bëhet fjalë për inteligjencë artificiale shumë shpejt do të gjente mënyrën për t’u përhapur në botë.

Në fund, shkencëtarët konkludojnë se një mesazh të tillë do të duhej hapur. Rreziku është relativisht i vogël, kurse “shpërblimi” potencialisht i madh, meqë do të mund të mësonim më shumë për botën jashtëtokësore.

Po ashtu shtojnë se duhet të mbahet kujdes se në çfarë mënyre do të mund të përgjigjeshim ndaj mesazheve të tilla.

“Sigurisht se nuk do të duhej të dërgonim çfarëdo kodi. Të përshtatshme do të ishin fotografitë ose tekstet në format të thjeshtë”, këshillojnë shkencëtarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera