Lajme

Mesazh pro ISIS, sulmohen faqet në Ohio

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 26 June 2017

Një numër faqesh uebi qeveritare në shtetin amerikan të Ohios, përfshirë faqen e guvernatorit John Kasich, u bënë pre e sulmeve kibernetike duke shfaqur një mesazh pro Shtetit Islamik.

Në të thuhej se presidenti Donald Trump do të mbante përgjegjësi për gjakun e derdhur në vendet myslimane.

Mesazhi përfundonte me frazën, “unë e dua Shtetin Islamik”. Hakerimi u krye nga një grup që e quan veten “Team System DZ”.

-Advertisement-

Mesazhi ishte shkruar kryesisht në bardh e zi, ngjyrat e flamurit të Shtetit Islamik, e në të përfshihej edhe një simbol arab. Në faqen e uebit të Kasich dëgjohej gjithashtu thirrja Islamike për falje.

Një zëdhënës i guvernatorit tha ne një deklaratë se sapo ishin vënë në dijeni të situatës kishin filluar ta korrigjonin atë. “Do të vazhdojmë të monitorojmë deri sa situata të zgjidhet”, thuhej në deklaratë.

“Neë York Post” raportoi se edhe uebsajti i qytetit Brookhaven në Nju Jork ishte prekur nga sulmi. Grupi i njohur si “Team System DZ” ka kryer një sërë sulmesh kibernetike në të kaluarën, shumë prej të cilave përmbanin mesazhe kundër Izraelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera