Sport

Mesazh për Mbappen? – Benzema reagon në rrjetet sociale pas lajmeve se Mbappe ka refuzuar Real Madridin

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 21 May 2022

Kylian Mbappe, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe tifozëve të futbollit.

Sulmuesi francez ende nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për të ardhmen, derisa raportohet se ai nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini, transmeton Gazeta Express.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, raportoi sot se Mbappe do të mbetet në “Parc des Princes”, duke refuzuar kështu kalimin te Real Madridi.

-Advertisement-

Vetëm pak minuta pas këtij lajmi, Karim Benzema ka ngjallur reagime të shumta pas një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Kjo fotografi e publikuar nga Benzema po vlerësohet si mesazh për Mbappen, i cili refuzoi Real Madridin.

Ka nga ata që këtë fotografi e kanë vlerësuar edhe si shenjë për rrugën që duhet ndjekur Mbappe, pra transferimit në “Santiago Bernabeu”.

“Çfarë do të thotë Benzema me këtë imazh? A është Real Madridi mbi gjithçka tjetër apo ndoshta rruga që do të ndjekë miku i tij?”, kjo është pyetja që ende nuk ka përgjigje përfundimtare.

Një njoftim zyrtar nga Mbappe pritet të bëhet sonte, pas ndeshjes që Paris Saint-Germaini do ta zhvillojë ndaj Metzit në “Parc des Princes”.

Kujtojmë se për kampionin francez kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit për këtë sezon në Ligue 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera