Lajme

Mes tyre edhe asamblisti i VV-së, këta janë të gjithë anëtarët e grupit që furnizonte Tiranën me ekstazi

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 15 August 2023

Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.

Sipas raportimeve  arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Të arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

-Advertisement-

3 nga të arrestuarit janë Shqipëria ndërsa 2 prej tyre janë shqiptarë nga Kosova.

Besnik Mujeci është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar rastin e arrestimit të asamblistit Besnik Mujeci, i cili bashkë me disa të tjerë dyshohet se u kap me substanca narkotike në Shqipëri.

Sekretari për media dhe komunikim në Vetëvendosje, Arlind Maxhuka ka bërë të ditur se të marrë informacionin kanë iniciuar menjëherë procedurën disiplinore.

Si veprim imediat, ai thotë se Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Si transportohej droga

Nga hetimt ka rezultuar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.

Pasi dërgesat arrinin ë Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera