Lajme

Merret vendimi për të dyshuarit që gjuajtën më armë zjarri drejt dy policëve

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 18 March 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj dy të dyshuarve që gjuajtën në drejtim të dy zyrtarëve policor, shkruan Gazeta Infokus.

Të arrestuarit më inicialet M.R dhe I.R dyshohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Të pandehurit M.R dhe I.R dyshohen se me datë 15.03.2022 rreth orës 21:19, derisa zyrtarët policor E.B dhe L.H kishin qenë duke patrulluar këmbë të angazhuar në planin operativ për parandalim të vjedhjeve dhe veprave tjera penale, ishin sulmuar nga i dyshuari M.R i cili fillimisht kishte tentuar ti godasë me veturën e tij BMW dhe me pas nga vetura kishte shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor L.H i cili paraprakisht i ishte prezantuar si zyrtar policor dhe e kishte urdhëruar që të ndalet, mirëpo i dyshuari nuk kishte përfillë urdhrin dhe nga një distancë e shkurtë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke i rrezikuar drejtpërdrejtë jetën”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera