Merret vendimi për serbin që akuzohet se dogji dy vetura me targa ‘RKS’ në Zubin Potok
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 30 October 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit M.B që kishte djegur dy vetura me targa “RKS” në Zubin Potok.
Ai është dënuar me shtatë muaj burgim.
“Me datë 30.03.2023 në Zubin Potok i akuzuari M.B kishte marr pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se tetë (8) personave, të cilët me veprime të përbashkëta kishin kryer një apo më shumë vepra të rënda penale si Zjarrëvënia dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, në atë mënyrë që në orët e mëngjesit në rrugën “Luka Pridvorjanina”, kishin djegur dy vetura e të cilat mbanin targat e regjistrimit RSK, vetura këto të cilat ishin pronë e të dëmtuarit V.K dhe të dëmtuarit D.S, ku si pasojë e djegies së tyre kishin shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.”
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 30 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit M.B, i akuzuar për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari M.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muaj, për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, të akuzuarit në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim, nga data 01.04.2023 deri me datë 26.10.2023.
Obligohet i akuzuari M.B të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate dhe në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën në lartësi prej 100 €, po ashtu obligohet që në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit të paguajë shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së ëtij aktgjykimi.
Të dëmtuarit V.K dhe D.S nuk kanë parashtruar kërkesë pasurore juridike.
Me datë 30.03.2023 në Zubin Potok i akuzuari M.B kishte marr pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se tetë (8) personave, të cilët me veprime të përbashkëta kishin kryer një apo më shumë vepra të rënda penale si Zjarrëvënia dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, në atë mënyrë që në orët e mëngjesit në rrugën “Luka Pridvorjanina”, kishin djegur dy vetura e të cilat mbanin targat e regjistrimit RSK, vetura këto të cilat ishin pronë e të dëmtuarit V.K dhe të dëmtuarit D.S, ku si pasojë e djegies së tyre kishin shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...