Lajme

Merret vendimi, më 16 maj raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 04 May 2022

Merret vendimi, më 16 maj raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit

TIRANË – Mazhoranca ka rënë dakord me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili ka kërkuar që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Fillimisht kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se data 16 maji, të jetë raundi i parë i votimit të Presidentit të Republikës.

-Advertisement-

“Bie dakord me propozimin e Alibeajt, por mbledhja të konsiderohet vijuese. Pra data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të procesit të votimit. Ndërsa data 10 të jetë data e nisjes së procesit. Do ju ftoja të tre kryetarëve. Edhe zotin Alibeajn si kryetari i grupit më të madh opozitar. Që të mundësojmë një dialog parimor për Presidentin.” tha Taulant Balla./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera