Lajme

Merret vendimi: Komuna e Skënderajt ndan nga 100 euro për fëmijët e posalindur

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 30 March 2021

Kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari, ka bërë të ditur se sot kanë ekzekutuar pagesat e para për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë bërë nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje.
Jashari i ka ftuar të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin që të marrin sa më shpejtë subvencionin.

‘Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni”

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Të dashur qytetarë,

Sot kemi ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë bërë nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje.

Aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, andaj i ftoj të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në menyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin.

Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni.

Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve.

Uroj që të kemi sa më shumë lindje!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera