Rozë

Merr fund tortura? Ja çfarë moti do të ketë nesër

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 15 July 2017
Duket se tortura e vapës do të marrë fund për pak kohë.

Meteoalb parashikon se Jugu i vendit do të përfshihet nga rebeshë shiu në fundjavë, kurse Tirana parashikohet të ketë reshje të pakta gjatë të dielës.Dita e nesërme do te karakterizohet nga vranësira dhe shira në të gjithë territorin.

Rebeshët e shiut do të jenë më të fuqishme tek fqinjët tanë të cilët rrezikohen edhe nga përmbytjet.Sa i takon temperaturave, edhe ato do të shënojnë rënie, por mos u gëzoni shumë, jo fresku që mund të mendoni.

Ky ndryshim do të jetë shumë i shkurtër, pasi fundi i muajit do të sjellë sërish temperatura të larta dominuar nga masat ajrore afrikane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera