Lajme

Merkel: Tusk kërkon bisedime me Erdogan

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 29 April 2017

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka shprehur dëshirën për të zhvilluar bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një samiti të NATO-s më 25 maj në Bruksel.

“Tusk konfirmoi në praninë tonë se do të kërkonte një takim me presidentin Erdogan, nëse do të paraqitej mundësia me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë samitit të NATO-s”, saktësoi Merkel, në fund të samitit evropian me praninë e 27 anëtarëve në Bruksel.

“Tusk u shpreh se do të kunsultohej fillimisht me grupin e të 27-ve përpara takimit, një fakt i vlerësuar nga ana ime”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera