Lajme

Merkel shpreh tronditjen e thellë për aksidentin në Bavari

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 03 July 2017

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka pohuar të hënën, se një numër njerëzish kanë humbur jetën në aksidentin e Bavarisë. “Për fat të keq një numër njerëzish – grup udhëtarësh nga Saksonia (landi gjermano-lindor) humbën jetën në autobusin që u dogj”, tha Seibert në konferencën e shtypit të qeverisë.

Sipas zëdhënësit, Seibert, kancelarja  Merkel shpreh “tronditjen e saj të thellë” për aksidentin tragjik.

Edhe policia konfimoi se ka disa viktima, por nuk dha numër të saktë. Hetuesit flasin zyrtarisht për 18 viktima. Presidiumi i policisë së Frankonisë Veriore dhe prokuroria kanë pohuar se 18 persona në autobus duket “kanë humbur jetën në autobusin e udhëtarëve që u dogj”, shkruan DW.

-Advertisement-

Ende nuk dihet qartë, se ku ndodhen 18 persona, tha zëdhënësja e policisë. Në autobus udhëtonin 48 vetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera