Sport

Meritan Shabani shënon për të rinjtë e Bayernit në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 02 October 2018

Meritan Shabani vazhdon të shkëlqej te të rinjtë e Bayern Munich.

Talenti i Bayern Munich me prejardhje nga Kosova, ka regjistruar një tjetër paraqitje të mirë për gjigantin bavarez.

Mesfushori 19 vjeçar ka arritur të shënoi në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e të rinjve mes Bayern Munich U19 dhe Ajax 19, e cila përfundoi barazim 2:2.

-Advertisement-

Shabani shënoi në minutën e 72’ të ndeshjes për të kaluar Bayernin në epërsi prej 2:1, por mysafirët nga Holanda ia dolën që në fund të ndeshjes të barazojnë në 2:2.

Vlen të ceket se Meritan Shabani ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës kombëtare do të vesh në të ardhmen, me Kosovën dhe Shqipërinë që janë në pritje të përgjigjes së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera