Lajme

Meridian Express solidarizohet me muajin kundër kancerit të gjirit, i bashkëngjitet fushatës globale në muajin tetor

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 27 October 2017

Gjatë muajit tetor, rrjeti i dyqaneve Meridian Express, i bashkëngjitet fushatës kundër kancerit të gjirit duke ndërmarrë veprime vetëdijësuese nëpër të gjitha marketet.

Për muajin tetor siç njihet ndryshe si muaj i ndërgjegjësimit rreth kancerit të gjirit, Meridian Express ka vendosë shenjën kundër kancerit të gjirit në uniformën e punonjësve të marketeve të saj, si shenjë solidarizimi me personat e diagnostifikuar nga kjo sëmundje, si dhe rritjen e vetëdijësimit për ekzaminimet e hershme për parandalimin e kancerit në gji.

“Duke qenë se ne jemi rrjeti më i madh i marketeve në Kosovë, dhe jemi prezent në çdo lagje të madhe të zonave më të mëdha urbane në vendin tonë, ne kemi dashur që të ndihmojmë dhe të bashkohemi në luftën kundër kancerit të gjirit. Dyqanet tona frekuentohen nga dhjetëra mijëra gra gjatë ditës, nëna dhe vajza të moshave të ndryshme, të cilat duhet të jenë të mirë-informuara për këtë sëmundje, në mënyrë që ta evitojnë atë. Misioni ynë që është t’i mbajmë të gjithë njerëzit në Kosovë të shëndetshëm, dhe kjo fushatë e përmbushë këtë synim që ne e kemi, për çdo ditë” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.

-Advertisement-

Në secilin prej 35 marketeve të saj, Meridian Express gjithashtu ka vendosur postera për rritjen e vetëdijesimit për këtë sëmundje e cila shënohet në të gjithë botën, përgjatë gjithë muajit tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera