Meridian Express mbështet garën e Trialthon-it (not, çiklizëm dhe vrapim) në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 31 July 2018
Gërmia 555 në mbështetje të Meridian Express, për të parën herë në Kosovë, organizon “Triathlon-in” në pishinën e Gërmisë me 19 Gusht, 2018 në Prishtinë. “Triathlon-i” është gara e notit e cila përfshinë tri disciplina, përkatësisht atë në 300m not, 8km çiklizëm dhe 3km vrapim.
Ngjarja e parë moderne për not, biçikletë, vrapim e quajtur “triathlon” u mbajt në Mision Bay, San Diego, Kaliforni më 25 shtator 1974. Triathlon-i është gara më e gjatë dhe më e vështira që përfshin 3.8km not, 180 km çiklizëm dhe 42.195km vrapim (maratonë e plotë).
Në Prishtinë për herë të parë kjo garë po organizohet me iniciativën e Klubit Gërmia555, me mbështetjen e plotë të Meridian Express në distancat prej 300m në not, 8km në çiklizëm dhe 3km në vrapim.
“Klubi Gërmia555 është klub i pasionantëve të vrapimit të cilët vrapojnë çdo ditë, në parkun e Gërmisë me fillim në ora 5:55. Aktiviteti i klubit tashmë e disa vite është zgjeruar edhe me pjesëmarrje në maratona jashtë vendit si dhe me organizime të Maratonës për herë të parë në Kosovë”.
Ndërkaq, mbështetësi i këtyre garave unike që po mbahen në Prishtinë, Meridian Express është rrjeti i marketeve në Kosovë, si dhe njëra ndër kompanitë më të mëdha tatimpaguese në vendin tonë. Sporti, përveç efekteve argëtuese tek masa, është i rëndësishëm për secilën shoqëri meqë përçon mesazhin për një jetë të shëndetshme dhe me plot aktivitete. Meridian Express ofron kontribut të vazhdueshëm në gjitha fushat sportive si: futboll, futsal, basketboll, volejboll, hendboll e të tjera.
Me qëllim të promovimit të sporteve sfiduese dhe mënyrës së shëndetshme të jetës, klubi Gërmia555 ka zgjeruar aktivitetin në atë çfarë njihet si sporti me kërkesën për qëndrueshmëri fizike dhe përgaditje të gjatë, të quajtur triathlon.
Synimi i organizatorëve për edicionin e parë të Sprint Prishtina Triathlon është njoftimi i sportëdashësve me këtë disiplinë të re dhe promovimi i mënyrës së shëndetshme të jetës në distancat më të shkurtëra (300m not 8 km çiklizëm dhe 3 km vrapim – sinonim i prefiksit të ri të Republikës së Kosovës).
Gjithashtu, klubi Germia555 dhe Meridian Express, synojnë promovimin e Prishtinës si destinacion turistik dhe sportiv përmes këtij aktiviteti i cili tashmë organizohet në të gjitha kryeqytetet e rajonit, përveç Prishtinës.
Të tjera
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...