Lajme

Meridian dhuron 1,506.26 Euro për shëndetin e nënave dhe fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 17 April 2018

U bë dhurimi i çekut në vlerë prej 1,506.26 Euro nga Meridian Express për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programet për shëndetin e fëmijëve. Fushata “Kontribo për fëmijët , blej produkte Scharf” u mbajt përgjatë muajit Mars, duke e shënuar Marsin si muajin për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend.

“Fushata ‘Kontribo për fëmijët, blej produkte Scharf’ është një vazhdimësi e projekteve dhe iniciativave të Meridian Express për të mbështetur shëndetin e fëmijëve në vend. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me ide dhe projekte të reja për të ndihmuar kauza të tilla. Falenderojmë të gjithë konsumatorët që kontribuan ne blerjen e produkteve te brendit Scharf,”  u shpreh Yllka Mustafa, Menaxhere për Marëdhnie me Publikun & Reklamim në Meridian Express.

Fushata për ngritjen e fondeve kishte për bazë produktet e brendit Schärf, ku për çdo kafe/ çaj që u porosit nga konsumatorët, 10% e vlerës  u dhurua në ndihmë të nënave dhe fëmijeve. Këto fonde do përdoren për të financuar programet shëndetësore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë që ndihmojnë klinikat e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në Kosovë.

-Advertisement-

“Shumë kompani dhe individë po i bashkohen misionit tonë duke organizuar fushata apo ngjarje për të mbledhur fonde. Disa nga ngjarjet që po mbahen për disa vite me radhë janë ngjarjet bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Fushata “Runner for Hearts” si dhe “Bake Sale” në Bentley Wood në Londër. Misioni për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve nuk është vetëm i fondacionit tone, mirëpo i gjithsecilit, andaj ju ftojmë të na bashkoheni me idetë dhe mundësitë tuaja”, tha për fund Janinë Mehmeti, Koordinatore për Ngritje të Fondeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë  është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës. Për më shumë  www.amchealth.org

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera