Lajme

Mërgimtari pengohet nga sigurimi i Speciales të protestojë me logo të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 18 November 2020

Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë sot ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

Në konferencën statutore apo të ecurisë së çështjes, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nisë jo më herët se në verën e vitit 2022.

Ndërkohë, në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë disa mërgimtarë që jetojnë jashtë, të cilat kanë udhëtuar të shkojnë në Hagë, për të mbështetur clirimtarët. Por, disa nga ta janë penguar nga sigurimi i Speciales që të protestojnë me arsyetimin se mbajnë maska me logo të UÇK-së

-Advertisement-

Mërgimtari Skënder Shabani, që jeton në Hamburg të Gjermanisë, i ka thënë Gazetës Scanner, se ai ishte penguar nga sigurimi i ndërtesës së Gjykatës, që të protestojë më maskën, që bartë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk po më lejohet nga sigurimi i Tribunalit të protestoj me logo të UÇK”, ka thënë ai për Scanner.

Ndryshe, prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin ‘për kryerjen e krimeve të luftës’. Ata u arrestuan dy javë me parë, ndërkaq në paraqitjen e parë para gjykatësit ata kanë mohuar kategorikisht aktakuzat që ngarkohen. /Scanner/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera