Uncategorized

Mërgimtari paguan biletën afër 400 euro për të ardhur në Kosovë: Po na zhduken votat përmes postës

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 17 October 2021

Një mërgimtar nga Kamenica që jeton në Zvicër nuk ka shfrytëzuar mundësinë e votimit përmes postës, për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë, pasi thotë se “vota e tyre po zhduket”.

Prandaj ai ka vendosur të udhëtoj për Kosovë, por që kjo i ka kushtuar më shumë se sa të votonte me postë, duke paguar kështu afër 400 euro.

“Përmes postës po na humbin votat, edhe po kushton. Me postë kemi pagu 80- 100 frang, e kemi vërejtur që ajo votë po zhduket. Kështu që e kom vendos që me pagu ma shtrenjtë edhe me ardhë me jep votën. Biletën e kom pagu 420 frang (afër 400 euro).”, ka thënë ai në Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera