Mërgimtari dyshohet se dhunoi dhe la shtatzënë 15 vjeçaren: Avokati Jashari sqaron nëse policia duhet të presë kthimin e tij në Kosovë, çfarë thotë ligji?
Autori: Samire Jaha 11:10 | 01 November 2022
Një vajzë e moshës 15 vjeçare dyshohet se ka mbetur shtatzënë me datën 25 të muajit tetor pasi u dhunua nga një mërgimtar në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.
Mirëpo ky rast dhe vazhdimi i procedurave të tjera ligjore ndaj të dyshuarit kanë mbetur në pritje. Kjo për shkak se i dyshuari jeton në Luxenburg.
Nga Prokuroria në Gjilan për Gazetën Infokus konfirmuan se janë duke pritur që i dyshuari të kthehet në Kosovë, në dhjetor të këtij viti në mënyrë që të vazhdohet me rastin.
E gjithë kjo pritje ani pse dyshohet se dhunoi një të mitur, mund të përshpejtohet nëse Gjykata lëshon letërreshtim ndërkombëtar. E se si shkon kjo procedurë në bazë të ligjit për Gazetën Infokus e ka sqaruar avokati, Arbër Jashari.
Sipas tij një letërreshtim i tillë kërkohet kur i pandehuri gjendet në arrati e ku sipas ligjit mund të dënohet të paktën dy vite burgim.
“Kjo çështje është e rregulluar me dispozita të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale. Sipas nenit 535 të KPP-së par 1 “Letërreshtimi mund të urdhërohet kur i pandehuri gjendet në arrati, e kundër të cilit është filluar procedura penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe për të cilën vepër mund të shqiptohet sipas ligjit dënim me të paktën dy (2) vjet burgim dhe kur është lëshuar urdhërarrest ose aktvendim për caktimin e paraburgimit.” Ndërsa paragrafi 4. thekson se letërrreshtimi ndërkombëtar mund të kërkohet në cilëndo nga situatat e parapara sipas këtij neni, nga ana e autoritetit përkatës kur personi i kërkuar nuk gjendet në Kosovë ose ka prova se personi banon jashtë Kosovës”, ka deklaruar Jashari për Infokus.
Ndryshe ai shtoi se duke u bazuar në të dhënat e prokurorisë, gjykata mund të filloj procedurat për lëshimin e lëterreshtimit ndërkombëtarë, nëse konsideron se janë përmbushur kushtet.
“Nisur nga kjo, konsiderojë se gjykata mund të filloj procedurat për lëshimin e lëterreshtimit ndërkombëtarë, nëse konsideron se janë përmbushur kushtet qe dalin nga këto dispozita”, ka shtuar tutje Jashari për Infokus.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka deklaruar për Gazetën Infokus se i dyshuari gjendet në Luxenburg dhe është i moshës 20 vjeça. Sipas prokurorisë i dyshuari gjendet atjr për punë të përkohshme e që pritet të kthehet në dhjetor të këtij viti kur edhe sipas tyre pritet të vazhdojnë tutje procedurat ligjore.
“Lidhur me rastin të cilit I referoheni, ju njoftojmë se me datë 25.10.2022, nga kontrolli gjinekologjik ka rezultuar shtatzënë, viktima e moshës 15 vjeçare, ashtu që I dyshuari I moshës 20 vjeçare është identifikuar nga zyrtarët policor. Mirëpo pas ndërmarrjeve të veprimeve fillestare te hetimet, ka rezultuar se I njëjti gjendet me punë të përkohshme në Luxenburg dhe se pritet të vijë ne Kosovë, në Dhjetor të këtij viti”, janë përgjigjur për Infokus nga zyra për Informim nga Prokuroria Themelore në Gjilan./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...