Sport

Mërgim Vojvoda: Jemi të gatshëm për ndeshjen kundër Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 05 September 2018

Është mbajtur seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, para nisjes për në Baku, shkruan GazetaFokus.

Ndërkaq, që gjatë stërvitjes Kombëtaren A e vizitoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Gashi si dhe presidenti i KOK-t Besim Hasani i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhija, që ishn bashkë me zyrtarë të Organizatës SIGA, që njihet si organizatë që lufton anitkorrupsionin e që kishin shprehur ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Kombëtaren A.

Si zakonisht edhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Azerbajxhanin në një atmosferë të mirë pune dhe sportive janë zhvilluar përgatitjet për këtë ndeshje që do të zhvillohet më 7 shtator në orën 18.00 sipas kohës lokale, ndërsa neër Kombëtarja udhëton për Baku.

-Advertisement-

Mërgim Vojvoda ka deklaruar.

“Kemi punuar dhe përgatitjet kanë shkuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe jemi plotësisht të gatshëm për ndeshjen kundër Azerbajxhanit. Natyrisht nuk do të jetë një ndeshje e lehtë por ne udhëtojmë për fitore.  Do të japim gjithçka nga vetvetja për të pasur rezultatin e mirë”, ka thënë Vojvoda. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera