Lajme

Mërgim Lushtaku flet pas dhënies se betimit si deputet(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 03 August 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, pas dhënies së betimit si deputet  është zotuar se do të punojë në shërbim të qytetarëve,

Lushtaku ka shkruar në “facebook” se me krenari dhe me emocione ka dhënë betimin për Deputet të Kuvendit të Kosovës, transmeton Infokusi.com

Kujtojmë se Mërgimi është djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Lushtakut mund ta gjeni më poshtë:

“Sot, me krenari dhe nën emocione të përziera dhashë betimin për Deputet të Kuvendit të Kosovës. Na priftë e mbara, dhe Kosova udhëtoftë në rrugën e duhur drejt zhvillimit dhe integrimeve në strukturat euro-atlantike. U përjetësoftë amaneti i tërë atyre që kanë rënë për Kosovën me ëndrrën që vendi ynë të bëhet. Me bindje dhe angazhim të paluhatur, do të punoj dhe jap kontributin në shërbim të qytetarëve e të vendit. Zoti na ndihmoftë! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera