Mercedes me objektiv të qartë: Të konkurrojmë Red Bull-in
Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 15 February 2024
Mercedes lancoi këtë të mërkurë makinën e sezonit të ri të Formula 1. Që në fillim të konferencës, drejtuesit e gjermanëve vendosën objektivin e qartë: Rivalizimin e Red Bullit të Max Verstappen.
Makina e re e këtij edicioni kombinon të zezën, argjendin dhe të kuqen dhe është gati për në Bahrein për testime para-sezonale. Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, i cili do të jetë pjesë e Ferrarit duke nisur nga viti i ardhshëm, është i vendosur për të ndihmuar shokun e tij të skuadrës, George Russell.
Mick Schumacher dhe Fred Vesti do të plotësojnë listën e pilotëve si rezervë. Mick është për të dytin vit radhazi në këtë pozicion, ndërsa Fred vjen nga Programi Junior i Formula 1.
Në këtë prezantim, ishte i pranishëm edhe CEO i Mercedes-it, Toto Wolff i cili pranoi faktin se do të jetë një sezon shumë i vështirë për “shigjetat e argjendta”:
“Ambicia dhe vendosmëria jonë janë të forta. Ka pasur zhvillime pozitive këto kohë. Lidhur me Makinën jemi shumë krenar me çka kemi realizuar. përpiqemi të jemi më të mirët në çdo fushë dhe besojmë se kjo është mënyra se si mund ta arrijmë këtë me partnerët tanë”, theksoi Wolff.
I një mendimi ishte edhe drejtori teknik, James Allison, i cili nga ana e tij komentoi më shumë detajet e makinës së re:
“Nga një këndvështrim aerodinamik, si gjithmonë, fokusi ishte te efikasiteti. Një makinë e re i lejon ekipit të bëjë ndryshime më të mëdha që nuk janë të mundshme gjatë sezonit. Ne kemi mësuar dhe jemi rritur gjatë dy sezoneve të fundit”, mbylli deklaratën e tij, James Allison
Gara e parë e këtij sezoni do të zhvillohet në Bahrein, në fundjavën e parë të marsit, me RedBullin dhe Max Verstappen si gjithnjë favorit.
Të tjera
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...