Mercedes kampion, Hamilton ende jo
Autori: Gazeta inFokus
08:57 | 23 October 2017
Nuk u shpall kampion në Austin, por Lewis Hamilton fitoi garën dhe ‘vuri të dyja duart’ te titulli, që vetëm matematikisht nuk e ka fituar ende.
Britanikut të Mercedez i duhej të fitonte 16 pikë më shumë se Vettel sot, që të shpallej kampion, por gjermani e mbylli në vendin e dytë garën, pavarësisht se titulli është thuajse i pamundur.
Gjermani i Ferrarit bëri nëj garë spektakolare, veçanërisht në 5 xhirot e fundit, ku rikuperoi edhe 3 pozicione, por sot do të duhet të kënaqet vetëm me faktin se sot regjistroi xhiron më të shpejtë të pistës.
Piloti i Red Bull, Max verstappen realizoi një parakalim spektakolar në xhiron e fundit, ndaj Raikkonenit dhe e mbylli garën i 3-ti, por kur po priste të ngjitej në podium, u njoftua për një penalitet prej 5 sekondash dhe u largua për të lënë sërish finlandezin e Ferrarit, që të shkojë në pod.
Nga ana tjetër, Mercedes ka arritur fitojë titullin kampion për konstruktorë, pasi sot shkoi në kuotën e 575 pikëve, plot 147 pikë më tepër se Ferrari.
Gara filloi në mënyrë të shkëlqyer për Vettel, që ndonëse u nis i dyti, arriti të marrë kryesimin, që në start, por pas vetëm 3 xhirosh, Hamilton u rikthye të kryesojë.
I pafat ishte daniel Ricciardo, që u detyrua të braktisë garën e Austinit, që në xhiron e 5-të, për nëj problem në motor, ndërsa edhe Alonso nuk arriti të përfundojë garën.
Pas Çmimit të Madh të Austinit, në SHBA, Hamilton kryeson me 331 pikë, ndërsa Vettel e ndjek me 265. Kur kanë mbetur edhe 75 pikë në lojë, duket e pamundur që gjermani i Ferrarit të rikuperojë diferencën prej 66 pikësh me rivalin e tij, Hamilton.
Gara e ardhshme e Formula 1, do të jetë fundjavën e ardhshme, në Meksikë, që ashtu si sot, do të startojë në orën 21:00. Dy garat e mbetura do të mbahen më 12 nëntor në Brazil dhe më 26 nëntor, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...





























