Lifestyle

Mënyrat e duhura dhe të gabuara për të kërkuar falje – dhe përse ka rëndësi kërkimfalja

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 27 November 2017

Këto javët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të një numri të madh të njerëzve që janë akuzuar për ngacmime seksuale apo sjellje të pahijshme.

Reagimi i parë i shumicës së tyre ka qenë mohimi dhe debati, por kur dëshmitë fillojnë të dalin në pah, ajo strategji bëhet më e vështirë për t’u ndjekur, transmeton Telegrafi.

E pikërisht atëherë vjen koha kur njerëzit fillojnë të kërkojnë falje publike – kryesisht një qëndrim rreth veprave të tyre duke pranuar se i kanë lënduar tjerët.

-Advertisement-

Shpresojmë se asnjëherë nuk do të jeni në pozitë për t’iu përgjigjur akuzave të tilla, por të gjithë ne bëjmë gjëra për të cilat pendohemi dhe, me qëllim apo jo, i lëndojmë tjerët.

Megjithatë një kërkim falje e dobët dhe e pasinqertë më shumë mund të sjellë dëme sesa dobi. Kështu, duke pasur parasysh këtë, herën tjetër që e gjeni veten në pozitë për të kërkuar falje, keni parasysh:

KËTO JANË MËNYRAT E GABUARA PËR TË KËRKUAR FALJE:

Fajësimi i tjerëve
Një nga gjërat më të këqija që mund ta bëni është t’ia hidhni fajin dikujt për veprën, sjelljen e keqe apo mungesën e profesionalizmit nga ana juaj.

Të arsyetoheni
Kur përpiqeni ta mbroni sjelljen tuaj duke pohuar se është e arsyeshme, ju vetëm sa e bëni situatën të duket më e keqe.

Ta minimizoni veprën
Kur flisni sikurse vepra që e keni kryer nuk ka qenë aq e dëmshme sa thonë tjerët, ju dërgoni mesazh se efektet e sjelljeve tuaja te tjerët nuk kanë rëndësi.

MËNYRA E DUHURA PËR TË KËRKUAR FALJE:

Pranojeni gabimin
Bëhuni i/e pari që pranon se keni bërë diçka të gabuar; mos e mohoni e as mos krijoni debate. Kur kërkoni falje, ju jeni duke e pranuar se keni kryer sjellje të papranueshme. Është vepër e cila ju ndihmon ta rindërtoni besimin dhe t’i riktheni lidhjet.

Merrni përgjegjësi të plotë
Kur merrni përgjegjësi të plotë për situatën e caktuar, ju ia riktheni dinjitetit personit që e keni lënduar. Kjo mund të jetë fillimi i procesit të shërimit dhe mund ta ndalë çdo akuzë nga viktima. P.sh.: “Më vjen keq që t’i lëndova ndjenjat dje kur të fola ashpër. E di se të kam turpëruar, e veçanërisht pasi e tërë ekipa ka qenë aty. Kam gabuar që të kam trajtuar ashtu dhe të kërkoj falje”.

Ndryshoni
Përderisa është e rëndësishme të kërkoni falje, mbani mend se personi tjetër mund të mos jetë gati për t’iu falur. Jepni kohë dhe mos e nxitoni këtë proces. Ndërkohë, mendoni me kujdes hapat që mund t’i merrni për t’i ndihmuar tjetrit. Gjestet e pasjellshme apo premtimet e zbrazëta më shumë bëjnë dëme sesa mirë – kështu, nëse keni premtuar se do të ndryshoni për mirë, bëjeni këtë.

PSE KA RËNDËSI KËRKIMFALJA?

Duke kërkuar falje në mënyrë të duhur kur e keni lënduar dikë me qëllim apo gabimisht, është hapi i parë drejt rikthimit të lidhjes mes juve dyve. Nëse nuk kërkoni falje apo nuk kërkoni falje në mënyrën e duhur, ju vetëm i shkaktoni dëme lidhjeve tuaja afatgjate, reputacionit tuaj dhe mundësive të karrierës! Më e rëndësishmja, ju e humbni respektin nga tjerët.

Të gjithë ne gabojmë dhe i lëndojmë tjerët – dhe kur kjo të ndodh, një kërkim falje e sinqertë dhe e menduar mirë është hapi më i mirë për rikthimin e integritetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera