Fokus

Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 19 April 2024

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një rast i cili pretendohet të ketë ndodhur 12 vjet më parë.

Rasti ka të bëjë me shpërlarje parash, shmangie nga tatimi dhe krim të organizuar, ku të akuzuar janë Albert, Arianit e Mentor Beqiri si dhe Vesat Imeri.

Në seancën e sotme mungoi i akuzuari kryesor, Mentor Beqiri. Ai mungoi për shkak se të enjten iu caktua masa e paraburgimit për një rast tjetër. Beqiri dyshohet se të martën kreu veprën penale vrasje e rëndë në tentativë. Rasti ndodhi në Graçanicë.

-Advertisement-

Aktakuza për rastin e shmangies nga tatimi e shpërlarjes së parave ishte ngritur nga EULEX-i, kurse rasti tash është në dorë të Prokurorisë Speciale.

 

Albert, Mentor dhe Arianit Beqiri akuzohen se në cilësinë e pronarëve të biznesit NTP OIL KOSOVA, kanë kryer veprën penale shmangie tatimi mes viteve 2011-2012.

Sipas aktakuzës, kompania i detyrohet ATK-së në shumën e përgjithshme prej mbi 2.8 milionë eurove.

Të akuzuarit, sipas dosjes së Prokurorisë përgjatë atyre viteve i hynë edhe biznesit të ndërtimit.

Në këtë rast, ata dyshohet se u përfshinë edhe në shpërlarje të parave.

Në aktakuzë theksohet se një pjesë e pagesave janë kryer edhe me para të gatshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera