Menaxhmenti i “Trepçës” tjetër ndëshkim për grevistët, ua ndalon pagesat për mëditje dhe shujta
Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 31 October 2023
Pas suspendimeve të djeshme, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” ka vendosur t’u vë ndëshkime shtesë punëtorëve të minierës të cilët ka ditë që kanë hyrë në grevë.
Një vendim i ri i ndërmarrë sot nga menaxhmenti, thuhet se ua ka ndaluar punëtorëve grevistë të Trepçës pagesat për mëditje të rregullta dhe për shujtë, prej datës 24 tetor.
Kjo, sipas vendimit, vlen për të gjithë punëtorët e Trepçës, si ata në minierë, në flotacion, në administratë dhe në njësitë e tjera.
Menaxhmeti i Trepçës dje ka suspenduar nga puna Kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Kjo është konfirmuar nga vetë Jonuzi i cili e cilësoi një vendim të tillë anti-ligjor.
“Është i vërtetë suspendimi nga puna. Arsyetimi ka qenë se unë jam organizatori i kësaj greve, por jemi vetëm ndërmjetësues mes bordit dhe punëtorëve. Është një vendim anti-ligjor që nuk i shërben demokracisë”, tha shkurtimisht Jonuzi.
Sot është dita e tetë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.
Të tjera
-
Një familje tenton që me leje qëndrim fals të fluturojnë drejt Vjenës, kapen në Aeroportin e Prishtinës
Burrë e grua bashkë me fëmijën e tyre kanë tentuar që të fluturojnë nga Aerop...
-
Musliu mbrëmë ndezi qirinjë në Poklek: Ne nuk ju harrojmë, ne jetojmë për të kërkuar drejtësi për ju
Ganimete Musliu kandidate për deputete me numër 12 nga Partia Demokratike e K...
-
Instruktori i një autoshkolle në Mitrovicë mori para nga kandidati për kalimin e testit, arrestohen të dy
Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi instruktori i një autoshkolle pr...
-
Zhduket një vajzë në Rahovec
Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për një raste ...
-
Tre raste dhune në familje brenda një dite: Viktimat gra, të dyshuar burrat e tyre
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kë...
-
“Ndryshimi po bëhet i pandalshëm” – Krasniqi e bindur në fitoren e LDK-së pas vizitave gjithandej Kosovës
Klina dhe Malisheva kanë mirëpritur mbrëmë Lidhjen Demokratike të Kosovës. ...
-
Pezullohet aktiviteti i linjave Podujevë-Prishtinë
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” ka pezulluar përkohësisht aktivite...
-
PZAP dënon me 20 mijë euro LDK-në për krahasimin e Albin Kurtit me Hitlerin
Ankesa të shumta janë bërë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për...
-
Ferat Shala në Komoran: Kosova do t’i kthehet punës, me programin e PDK-së me Bedri Hamzën Kryeministër
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka nisur ...
-
Oda Ekonomike Kosovë-Izrael reagon ashpër kundër gjuhës linçuese ndaj kompanisë dhe familjes Devolli
Oda Ekonomike Kosovë-Izrael ka dënuar gjuhën linçuese me konotacion politik t...
-
“LDK-yhi”- PZAP dënon Albin Kurtin mijëra euro për fjalimin në Pejë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetevendosje me...
-
Dervishaj për Drenicën: Këta njerëz të mirë besojnë se Kosova mundet ma mirë
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...