Lajme

Menaxhmenti i “Trepçës” thotë se gjendja e jashtëzakonshme u shpall për ta stabilizuar ndërmarrjen

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 29 August 2024

Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në dy njësi të saj, në minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishinik-Artanë.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak se ndërmarrja po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje.

Përmes një reagimi është thënë se ndërmarrja synon që të rritet prodhimi dhe kufizimi i shpenzimeve sipas një plani të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës, andaj dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajit në vazhdim.

-Advertisement-

“Rikujtojmë se ndërmarrja është përballur sivjet me vështirësi financiare dhe operative, ndërkohë që rrezikohet nga përmbarimi i borxheve të trashëguara në vlerë prej mbi 3 milionë euro”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera