Sport

Menaxheri i Haxhi Krasniqit tregon orën e saktë se kur do të filloj meçi mes boksierit kosovar dhe atij gjerman

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 09 October 2021

Boksieri me prejardhje nga Kosova, Haxhi Krasniqi, do të përballet sonte me boksierin gjerman, Dominic Bosel, për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda, shkruan Gazeta inFokus.

Ky meç pritet të nisë rreth orës 23:55 dhe do të zhvillohet në palestrën “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë.

Të pranishëm në palestër do të jenë rreth 5 mijë shikues, pasi nuk lejohet më shumë për shkak të masave anti-covid.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova e ka konfirmuar menaxheri i Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj.

“Në televizionin gjerman do nis në ora 23:45, kështu që besoj se atje prej 23:55 ose 00:00 do jetë në kohë reale”, tha ai.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo risi nga ky meç, i cili pritet të jetë mjaftë interesant./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera