Menaxherët e Kryeziut vizitojnë Dritën, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 23 November 2018
Në njëmbëdhjetë ndeshje sa ka luajtur në Zvicër, qëndërsulmuesi gjilanas Leotrim Kryeziu ka shënuar 10 gola, kurse klubi i tij Lugano po e sheh këtë lojtarë si një margaritarë të ardhshëm të klubit.
Menaxherë të ndryshëm këtë ia kanë bërë me dije edhe FC Dritës, ekip në të cilin kishte luajtur Leotrim Kryeziu para se të transferohej në Zvicër.
Këto ditë, një grup menaxherësh të futbollit kanë qëndruar në Gjilan, menaxherë këta që e kishin transferuar Leotrim Kryeziun në Lugano, vend në të cilin tashti futbollisti i talentuar kosovar po e vazhdon karrierën me plot sukses.
Menaxherët, theksojnë të kenë ardhur në shenjë respekti që kanë për FC Drita dhe shkaku se janë shumë të kënaqur me formën dhe performancën e futbolllistit.
Grupi i menaxherëve është kryesuar nga Gabrielle Ambropselti , ish- lojtar i njohur i ekipit anglez Chelsea, por edhe i ekipeve të tjera të njohura në Itali ku ai kishte bërë karrierë. Bashkë me të ishin edhe menaxherët e futbollit, Nicola Giuliani dhe Mirvan Krasniqi, derisa ata në Gjilan janë pritur nga Feti Murseli, drejtor i FC Drita, Jetmir Salihu, menaxher i Dritës, Fisnik Kërqeli, ish- drejtor sportive, Valon Zymberi, udhëheqës i lartë në FC Drita dhe Xhevdet Kryeziu, baba i futbollistit Leotrim Kryeziu.
Siç kanë theksuar menaxherët ndërkombëtarë, futbollisti është në rrugë të mbarë dhe po zhvillon lojëra të pëlqyeshme, andaj shumë shpejt pritet që të dalë në ekipin e parë të FC Lugano. Ai po konsiderohet pasuri e këtij ekipi dhe duke qenë se është vetëm 19 vjeçar ai është shpresë e madhe e FC Lugano.
Të rikujtojmë se Leotrim Kryeziu që në moshën 16 vjeçare ishte bërë pjesë e FC Drita, kurse duke qenë qendërsulmues në këtë ekip ai bashkë me bashkëlojtarët ia arriti që ekipin e Dritës për herë të dytë në histori t’a shpallë kampion të Kosovës. Lojërat e pëlqyeshme kanë bërë që nga selektori i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, ai të ftohet në kombëtare, duke qenë kapiten i kësaj kombëtareje dhe golashënuesi më i mirë i saj.
Krejt këto lojëra të pëlqyeshme, kanë bërë që futbollisti të pëlqehet nga shumë ekipe brenda dhe jashtë vendit dhe në fund ai arriti marrëveshje me FC Lugano, ku po ka paraqitje të bujshme dhe në talenti i tij edhe më shumë pritet të shpërfaqet në vitet në vijim.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...