Memushaj si “dhuratë” për Vitin e Ri, kërkohet nga Chievo e Frosinone
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 25 December 2017
Ledian Memushaj mbetet në modë në futbollin italian. Pavarësisht se Benevento ka koleksionuar rekorde negative të njëpasnjëshme në pjesëmarrjen e parë historike në Serinë A, vlerat e mesfushorit shqiptar nuk janë vënë asnjëherë në dyshim.
Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga hapja e merkatos së Janarit, disa klube përtej Adriatikut kanë nisur të studiojnë mënyrën e afrimit të 31-vjeçarit kuqezi për gjysmën e mbetur të sezonit.
Në elitën e futbollit italian, interesim serioz për Memushajn ka shfaqur Chievo. Skuadra nga Verona kërkon t’i shtojë eksperiencë dhe kualitet mesfushës, në mënyrë që të largohet sa më tepër nga lufta për mbijetesë.
Përveç ofertës nga Seria A, futbollisti vlonjat është në qendër të vëmendjes edhe të shumë klubeve në Serinë B, ku interesimi më i fortë për momentin duket ai nga Frosinone, shkruan Super Sport.
Skuadra ku sezonin e kaluar u aktivizua një tjetër kuqezi, Arlind Ajeti, pozicionohet në vendin e dytë të kampionatit dhe është në garë me Palermon për të fituar trofeun. Memushaj vlerësohet si përforcimi ideal i Frosinones për të realizuar objektivin dhe për t’u rikthyer mes më të mirëve në Itali.
Të tjera
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...