Lajme

Memli Krasniqi tregon se çfarë e shkaktoi rënien e PDK’së (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 05 July 2017

Koalicioni PAN fitoi zgjedhjet dhe pret që ta formojë Qeverinë, por Partia Demokratike pati rënie, nëse krahasohet me zgjedhjet e 2014’ës kur kishte siguruar 14 vende më shumë në Kuvend. Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK’së, në emisionin Komiteti, tregon se si i panë rezultatet e zgjedhjeve kjo parti.

Se kanë pasur rënie të numrit të votave, gjë që është e dukshme, nuk e mohon as Krasniqi, por ai thotë se kjo parti ka reflektuar menjëherë pas zgjedhjeve.

Madje, edhe ndarja e pozitave qeveritare, sipas nënkryetarit të PDK’së, nuk është diskutuar akoma, kjo për shkak të fokusit të tyre në gjendjen e partisë, pas 11 qershorit.

-Advertisement-

Formimi i një koalicioni të paparitur parazgjedhor, sipas Krasniqit, ka qenë e ditur se kjo do t’u kushtojë partive individualisht.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera