Lajme

Memli Krasniqi takon përfaqësuesit e partive liberale në Holandë e Belgjikë

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 14 November 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Holandë dhe Belgjikë, ka takuar udhëheqësit e partive liberale në këto dy shtete, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka treguar se ka vizituar partitë VVD dhe D66 në Holandë dhe Open VLD në Belgjikë, ku edhe PDK-ja po synon të bëhet pjesë e kësaj e Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE).

Sipas tij, liberalët e BE-së i kanë ofruar mbështetje për vizionin për të qenë pjesë e familjes së partive liberale.

-Advertisement-

“Në ditën e parë të vizitës sime zyrtare, zhvillova takime të frytshme me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës, në kuadër të forcimit të raporteve tona bilaterale partiake. Në Holandë takova partitë VVD dhe D66, dy nga partitë më të mëdha që përbëjnë qeverinë e këtij shteti. Ndërkaq, në Belgjikë takova përfaqësuesit e Open VLD, partisë që udhëheqë me qeverinë belge. Të tri këto parti janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), anëtare e së cilës synojmë të bëhemi edhe ne si PDK”, shkruan Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera