Memli Krasniqi shpreh shqetësimin për uljen e numrit të nxënësve: Humbja e shpresës ka nxitur emigrimin masiv
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 27 February 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë – ku ka shprehur shqetësimin për uljen e numrit të nxënësve për shkak të emigrimit masiv.
“Gjatë bashkëbisedimit, mësimdhënësit shprehën shqetësimin e tyre me trendin e dy viteve të fundit, ku kjo shkollë ka humbur rreth 60 nxënës, apo dy klasë. Situata bëhet edhe më alarmante kur shohim shifrat në nivel vendi, të cilat na tregojnë se për dy vite, në arsimin parauniversitar të Kosovës ka mbi 16 mijë nxënës më pak dhe plot 47 shkolla të mbyllura”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sot, vizitova shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, të cilës sikur shumë prej shkollave të tjera në Kosovë, dy vitet e fundit i është ulur numri i nxënësve për shkak të emigrimit masiv. Gjatë bashkëbisedimit, mësimdhënësit shprehën shqetësimin e tyre me trendin e dy viteve të fundit, ku kjo shkollë ka humbur rreth 60 nxënës, apo dy klasë.
Situata bëhet edhe më alarmante kur shohim shifrat në nivel vendi, të cilat na tregojnë se për dy vite, në arsimin parauniversitar të Kosovës ka mbi 16 mijë nxënës më pak dhe plot 47 shkolla të mbyllura.
Çdo ditë, të rinj të talentuar e me potencial të jashtëzakonshëm po e braktisin vendin, çdo ditë prindër profesionistë po i lëshojnë vendet e punës, në mungesë të një të ardhmeje më prosperuese për fëmijët e tyre në Kosovë.
Prandaj, sot, është kritike që të kuptojmë dy gjëra: qytetarët nuk mund t’i mbajmë në vend me fjalime të bukura e premtime të mëdha. Dhe e dyta, ne duhet të veprojmë urgjentisht dhe me prioritet që të rikthejmë epokën e zhvillimit në vendin tonë.
Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë.
Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të angazhohet për të arritur këtë synim. Bashkë, edhe me mësimdhënësit e përkushtuar dhe atdhedashës, do ta kthejmë shpresën dhe besimin në Kosovë!
Të tjera
-
Rrạhu nënën e tij, arrestohet një i dyshuar në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shkak se dyshohet se e kishte s...
-
Aktakuza për keqpërdorimin e 37 milionë eurove në KEK, sot nis seanca ndaj Nagip Krasniqit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti ...
-
Dervishaj ndan pamje nga takimi me bashkëluftëtarët: UÇK-ja është e gjallë në zemrat e çdo qytetari të Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Ditëlindja e 89-të e shkrimtarit Ismail Kadare
Shkrimtari i shquar shqiptar u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër,...
-
Vazhdon bllokada studentore në Serbi, studentët kaluan natën në rrugë
Studentë dhe qytetarë, mijëra prej tyre, kanë kaluar natën duke bllokuar Auto...
-
Trump nënshkruan urdhra të rinj të fokusuar në riformësimin e ushtrisë amerikane
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar disa urdhra ekzekutivë të foku...
-
A do ta rikthejë emisari i ri besimin në dialog
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bash...
-
Avokati shpalos detajet nga seanca kur familja e Liridona Ademajt u përballen me Naim Murselin
Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Mot i butë e kryesisht me diell sot, temperaturat deri në 15 gradë
Mot i butë parashihet të mbretëroj edhe ditën e martë në vend. Do të ketë int...
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...