Lajme

Memli Krasniqi përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në 40-vjetorin e rënies së tyre heroike

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 12 January 2024

Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e 40-të të rënies së tyre.

“Në 40-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit tonë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, sot vizitova familjet Mala dhe Berisha në Gjilan, për t’u shprehur respektin dhe mirënjohen më të thellë për bijtë e tyre – që u bënë bijtë e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, i pari i PDK-së ka shkruar se Rexhepi dhe Nuhiu ishin bashkuar për aktivitete kombëtare.

-Advertisement-

“Edhe pse Rexhepi dhe Nuhiu kishin dhjetë vite ndërmjet, zjarri atdhedashës me të cilin ishin rritur dhe edukuar në familjet e tyre, i bashkoi natyrshëm si dy breza edhe në shoqëri edhe në aktivitet kombëtar”.

Krasniqi, heronjtë Malën dhe Berishën i ka kujtuar si “veprimtarë” dhe “pishtarë të lirisë”.

“Si intelektualë, veprimtarë e pishtarë të lirisë, Rexhepi e Nuhiu frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në në këtë rrugë – nga ‘Flaka e Janarit’ e deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, vijoi ai.

“Falë trimave të tillë largpamës, sot, duart pa pranga e ballin pa gjak, jemi gati të shënojmë 25-vjetorin e lirisë së shenjtë. Është obligimi ynë, që duke ndërtuar një shtet të zhvilluar, të nderojmë amanetin e heronjve tanë. Lavdi të përjetshme heronjve të Kosovës!”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, të enjten e 11 janarit u bën 40 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera